Nis takimi Lajçak – Petkoviq

Ka nisur takimi mes kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel ku do të diskutohet për çështjen e dinarit

Ka nisur takimi mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq dhe në Bruksel ku do të diskutohet për çështjen e dinarit.

Pas takimit me Petkoviqin, Lajçaku, ndryshe nga hera e kaluar, do të takohet veçmas edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Më pas do të ketë takim trepalësh.

Beogradi kërkon që Banka Postare e Serbisë të lejohet të operojë në Kosovë, në mënyrë që t’i paguajë me dinarë qytetarët serbë, ndërsa Prishtina ofron konvertim ndërbankar të dinarëve në euro, në mënyrë që monedha evropiane më pas t’u jepet qytetarëve për përdorim në Kosovë, raporton “N1”.

Lajçaku është shprehur optimist se sot mund të arrihet një marrëveshje.

 

Një ditë pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufij nga Serbia, në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq për çështjen e dinarit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika