Nis takimi në mes të Kurtit dhe të dërguarve të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me këshilltarët e rinj nga Gjermania dhe Franca

Jens Plotner - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman, i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pritur në takim dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune si dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Të dërguarit e BE-së janë pritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës nga i pari i ekzekutivit, Kryeministri Kurti.

Lajmin për vizitën e dy këshilltarëve të emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për RTV Dukagjinin e kishte konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”.

Stano ka thënë se përpos  takimit me kryeministrin e Kosovës, një takim i ndarë është planifikuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, konfirmoi Stano.

Para pak ditësh, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar një letër të përbashkët nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Bazuar në letër bëhet e ditur se dy këshilltarëve për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune u është dhënë detyra e të ofruarit mbështetje Lajçak-ut në përpjekjet e tij në përparimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tashmë, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve duke larguar dokumentet hyrëse-dalëse.

Ndërkaq, më 1 shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e targave të makinave në RKS.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika