Ministria e Mbrojtjes gjatë të premtës së 10 marsit ka njoftuar se ka filluar “testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në FSK dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë”.
Në ambientet në Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ka qenë i pranishëm edhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, aty ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë.
Duke u uruar sukses të gjithë kandidatëve, Ministri Mehaj ka theksuar se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen FSK-së.
Ministria e Mbrojtës si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë”, ka theksuar Ministria e Mbrojtjes.