Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë, mbyllet bulevardi “Xhorxh Bush”

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës - PISU 2023 fillon aktivitetet e tij në Prishtinë, ndërsa bulevardi "Xhorxh Bush" mbyllet për t'i mundësuar zhvillimin e këtij universiteti veror

Rruga "Xhorxh Bush" në Prishtinë

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës – PISU 2023, këtë vit organizon edicionin e 22-të, një organizim vjetor që ofron një mundësi fantastike për t’i zgjeruar horizontet e studentëve në 14 kurse të ofruara nga ekspertë ndërkombëtarë.

Këtë të hënë, Universiteti i Prishtinës do të organizojë ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në rrugën “Xhorxh Bush”, përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 17:00.

Ceremonia është e hapur për studentët ndërkombëtarë dhe kosovarë, dhe PISU shërben si katalizator për takime akademike dhe kulturore, duke tërhequr akademikë dhe studentë ndërkombëtarë në katër kontinente.

Ceremonia do të përfshijë drejtues të universitetit, dekanë, prodekanë, profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, studentë dhe të interesuar. Fakulteti i Arteve do të ofrojë një koncert mirëpritës me performancën e profesorëve Lule Elezi në piano dhe Antonio Gashi në violonçel.

“E hapur për studentët ndërkombëtarë dhe kosovarë, PISU shërben si katalizator për takime akademike dhe kulturore, duke tërhequr akademikë dhe studentë ndërkombëtarë në katër kontinente. Në ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës do të marrin pjesë drejtues të universitetit, dekanë, prodekanë, profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, studentë si dhe të interesuar. Për të bërë një ceremoni mirëseardhjeje, Fakulteti i Arteve do të ofrojë një koncert mirëpritës, me prof. Lule Elezi në piano dhe prof. Antonio Gashi në violonçel”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është bërë e ditur se bulevardi “Xhorxh Bush” në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve dhe mjetet e tjera të transportit nga data 3 korrik deri më 14 korrik 2023, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të Universitetit Ndërkombëtar Veror në këtë bulevard.

Ndryshimet e rrjedhës së qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4 dhe 7C do të përfshijnë qarkullimin nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rruga “Robert Doll”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika