Nis votimi me postë, mërgimtarët : Vota jonë mund të jetë vendimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se këtë të enjte ka filluar votimi jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim përmes postës, ndërkaq votuesit e regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, duhet të presin datën 8 shkurt 2025, mërgimtarët thonë se do marrin pjesë në këto zgjedhje, dhe janë të bindur se vota e tyre mund të jetë vendimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Fushata zyrtarisht ka kohë edhe 2 ditë të filloj, por tashmë mërgimtarët që kanë ndarë mendjen se për kë do votojnë, mund ta bëjnë.

Nga sot ka filluar votimi jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim përmes postës.

Faton Gajtani që jeton afër qytetit të Mynihut në Gjermani thotë se do të votoj, dhe tregon pse do e bëjë këtë.

“Dëshirojmë që si më parë, si në të kaluarën që të jemi pjesë e zhvillimit të Kosovës, si në aspektet ekonomike, ashtu edhe në ato politike, kështu që e shoh të arsyeshme që me pjesëmarrjën tonë në zgjedhje të ndikojmë edhe në rrjedhat tona politike në Kosovë”, ka thënë Gajtani.

Gajtani thotë se vota e tyre, mund të jetë vendimtare.

“Unë e shoh mjaftë vendimtare, dhe une besoj që kësaj radhe me gjithë këto mundësi që i kemi tash, me gjithë këto lehtësime e shoh që do jetë mjaftë vendimtare dhe do të vendos se kush do të jetë ai që do e udhëheq katër vitët e ardhshme Kosovën”, ka shtuar Gajtani.

Këtë formë votimi nuk ka zgjedhur edhe Blerim Mustafa, që nga Luksemburgu në zgjedhjet e 9 shkurtit do të vijë në Kosovë fizikisht për të votuar.

“Shpresoj që ardhja, udhëtimet të jenë masovike, dhe gjithçka të shkoj në rregull në këtë drejtim, siç e thash edhe më herët përkundër polarizimeve  apo polimikave të vazhdueshme nuk duhet të vlejnë nëse diaspora duhet të votoj ose jo,  vlenë dhe besoj vota e diasporës të që të kthehet në një praktikë në një traditë normale”, ka thënë Mustafa.

Numri i  votuesve të regjistruar jashtë Kosovës është 104,924., kurse ata që do votojnë me postë vlenë për 84,525 qytetarë.

“Kjo periudhë do të përfundojë më 8 shkurt 2025. Kjo periudhë 31 ditore (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Mërgimtarët  që janë regjistruat për të votuar në ambasada dhe konsulata votimin mund ta bëjnë me datë 8 shkurt.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika