Niset ekipi tjetër i FSK-së për të ofruar ndihmë në Turqi

Është njoftuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) se është nisur dhe një ekip tjetër në Turqi për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit të kontigjentit të FSK-së

Foto nga Arkivi, FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se është nisur dhe një ekip tjetër në Turqi  për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit të kontigjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Turqi.

FSK ka njoftuar se ekipi i përbërë nga oficer e nënoficer do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve.

Pamje të publikuara nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

“Është nisur sot edhe një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovë, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë. Ekipi i përbërë nga oficer e nënoficer do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve”, ka njoftuar FSK.

Këtë të premte, kryeministri Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren. Në këtë takim është njoftuar se sonte (të premten e 10 shkurtit) ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare.

Kurti: Sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet një grup tjetër nga garda kombëtare

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika