Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se rreth 300 ushtarë britanikë i janë bashkuar përkohësisht KFOR-it në Kosovë.
Sipas njoftimit të NATO-s, në platformën X, ushtarët gjatë ditës së sotme kanë kryer aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet.
“Sot, personeli i Mbretërisë së Bashkuar i caktuar në forcat rezervë në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kreu aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet,” thuhet në njoftim.
Today, UK personnel assigned to reserve forces in support to the #NATO-led #KFOR mission conducted training activities to test procedures of medical support to operations. pic.twitter.com/l5AE2BqWJM
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) September 19, 2024