Ministrja e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka konfirmuar se delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës kanë nisur bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite.
Bisedimet kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Ukrainës, pas një takimi të tensionuar më 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Temë kryesore e diskutimeve pritet të jetë propozimi i Ukrainës për një armëpushim në ajër dhe në det, si dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për mineralet e rralla nga të dy palët, sipas burimeve të afërta me agjencinë e lajmeve AP.
Bisedimet midis delegacioneve të larta nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara se si t’i jepnin fund luftës trevjeçare të Kievit me Moskën u hapën në Arabinë Saudite të martën, disa orë pasi mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 337 drone ukrainas mbi 10 rajone në Rusi.
Dy persona u vranë dhe 18 u plagosën në sulmin masiv me dron, duke përfshirë tre fëmijë, thanë zyrtarët. Nuk raportohet për dëme të mëdha.