Nisin gërmimet arkeologjike në Cërnicë të Gjilanit

"Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike - periudha e Mbretërisë Dardane"

Kanë filluar gërmimet arkeologjike në fshatin Cërnicë të Gjlianit, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas njoftimit, theksohet se aty janë duke duke punuar një ekip i ekspertëve të fushës së arkeologjisë.

“Kanë nisur gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit, një lokalitet tejet i rëndësishëm për nga historia. Aty po punohet me profesionalizëm nga ekipi i ekspertëve të kësaj fushe.

Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane. Përmes zbulimeve të reja arkeologjike tregohet historia e lashtë e vendit tonë dhe këto lokalitete po marrin vëmendjen e duhur shtetërore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika