Nisin hetimet e para ndaj Achraf Hakimit, i cili dyshohet për përdhunimin e një 24-vjeçareje

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim paraprak mbi një akuzë për përdhunim kundër mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi

Achraf Hakimi u fotografua duke luajtur për Paris Saint-Germain më 5 tetor 2022, në Lisbonë, Portugali.

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim paraprak për një përdhunim të dyshuar nga mbrojtësi i Marokut dhe klubit francez, Paris Saint-Germain (PSG), Achraf Hakimi.

Një grua 24-vjeçare e ka akuzuar mbrojtësin e PSG-së për përdhunim në shtëpinë e tij në kryeqytetin francez më 25 shkurt. Por, ai i ka mohuar akuzat.

Siç ka treguar një burim për BBC-në, 24-vjeçarja incidentin e ka raportuar në një stacion policie të dielën, por nuk kishte ngritur akuza.

Zyra e prokurorit publik që trajton rastin në Nanterre, në periferinë perëndimore të Parisit, nuk ka pranuar të komentojë, por ka konfirmuar se një hetim kishte filluar.

“Klubi e mbështet lojtarin, i cili i ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe i beson sistemit të drejtësisë”, ka thënë PSG në një deklaratë.

“Paris St-Germain është një institucion që promovon respektin brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë tutje.

Mbrojtësi i PSG-së, Hakimi ishte duke buzëqeshur ditën e djeshme gjatë ceremonisë së FIFS-s, “The Best” që u zhvillua në kryeqytetin francez, pavarësisht akuzës për përdhunim ndaj tij që u raportua po në atë mbrëmje.

Ndërkaq, Hakimi ka pohuar se akuzat për një përdhunim të supozuar, siç përshkruhet në media, janë krejtësisht të rreme.

Kontaktet përmes rrjeteve sociale

Sipas detajeve nga denoncuesja, kontaktet mes saj dhe lojtarit janë bërë përmes rrjetit social, Instagram, por deri të shtunën e kaluar, lojtari i PSG- së nuk ka mundur të luajë për shkak të një dëmtimi muskulor, kur janë takuar fizikisht në shtëpinë e tij.

Të nesërmen, denoncuesja bëri denoncim në komisariat, pasi, sipas gazetës Le Parisien, një mik kishte shkuar në shtëpinë e Hakimit për ta ndihmuar të largohej.

Ka gjasa që të duhet pak kohë përpara se të ndodhë diçka konkrete me akuzën që mund të cenojë karrierën e Hakimit.

Ai ka luajtur 21 herë në Ligue 1 për PSG këtë sezon, duke shënuar katër herë dhe duke marrë tre asistime.

I lindur në Spanjë, Hakimi ishte një lojtar kyç, pasi Maroku bëri histori duke arritur gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Katar, skuadra e parë afrikane që e bëri këtë.

Performancat e tij e panë atë të nderohej në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më të mira të futbollit FIFA, të hënën në mbrëmje, ku ai u emërua në ekipin botëror të vitit për meshkuj FIFPro.

24-vjeçari qëndroi në skenë për të marrë çmimin së bashku me fituesit e tjerë, përfshirë bashkëlojtarët e tij në PSG, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika