Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, dyshohen për kalime ilegale të kufirit

Prokuroria në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë për 8 efektivë të aeroportit të Rinasit dhe një personi tjetër pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për të kaluar qytetarët drejt vendeve të Bashkimit Evropian

Gjashtëmbëdhjetë punonjës të policisë kufitare në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni për kalimin e personave drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në mënyrë të paligjshme.

Për tetë prej tyre tashmë është caktuar masë sigurie, ndërsa tetë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Tiranës, punonjësit e policisë dyshohet se në bashkëpunim me pronarin e një agjencie udhëtimesh, kanë siguruar mundësi për kalimin e qytetarëve të dëbuar shqiptarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej punonjësve të policisë kufitare; “arrest shtëpie” për tre të tjerë dhe “detyrim për t’u paraqitur në polici” për katër të tjerë.

Dyshimet që bien mbi ta kanë të bëjnë me “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Pronari i agjencisë që ka bashkëpunuar u ndalua pak ditë më parë, pasi u kap me lëndë narkotike.

Hetimet e vazhdueshme, pastaj, zbuluan skemën e grupit në fjalë.

Sipas Prokurorisë në Tiranë, së paku 200 shtetas janë lejuar të kalojnë paligjshëm nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza” drejt vendeve të BE-së.

Në një rast rezulton se është lejuar edhe kalimi i një të mituri pa prokurën e prindit.

Grupi që mundësonte kalimin thuhet se përfitonte një shumë prej 500 eurosh nga secili.

Kjo veprimtari e paligjshme, sipas Prokurorisë në Tiranë, zgjati rreth një vit – nga muaji mars i vitit 2023 deri në mars të këtij viti./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika