Nisin homazhet në nder të Ismail Kadaresë

Homazhet në nder të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë kanë nisur që të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë

Sot do ti jepet lamtumira e fundit gjeniut i letrave shqipe, Ismail Kadare. E homazhet për nderim të jetës dhe veprimtarisë artistike të Kadaresë po zhvillohen në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Në homazhe po marrin pjesë familjare, miq, figura dhe personalitete të larta e dashamirës.

Kortezhi pritet të niset drejt varrezave të Tufinës në orën 12:30, ndërsa në orën 13:00 do të mbahen një minutë heshtje për nder të Kadaresë.

Në ceremoninë lamtumirëse në Tiranë do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Atje do të shkojnë edhe disa ministra e deputetë.

Shkrimtari me famë botërore vdiq në moshën 88-vjeçare në mëngjesin e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë pas një sulmi në zemër.

Kjo është agjenda e ceremonisë lamtumirëse:

  • 09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
  • Popullor
  • 11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës
  • 12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

Ndryshe, gjatë ditës sot, me fillim prej orës 11:00 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbahet mbledhje komemorative në respekt të jetës dhe veprës së Kadaresë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika