Nisin punimet e rrugës “A” në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën "Jim Xhema" ose siç njihet ndryshe si rruga "A" në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën “Jim Xhema” ose siç njihet ndryshe si rruga “A”.

Rama me këtë rast, u shpreh se ky projekt madhor infrastrukturor për kryeqytetin do ta lidhë Prishtinën e re me Kalabrinë, kështu duke i dhënë fund edhe kundërmimeve nga kanalizimi i hapur.

Veç kësaj, i pari i Prishtinës ka theksuar se kjo rrugë do t’i japë fund edhe rrezikshmërisë për fëmijët, si dhe do të shkarkojë dukshëm ngarkesën e trafikut në kryeqytet.

Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Tutje, ai ka falënderuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin e komunikimin e hapur dhe qytetarët për durimin.

“Prishtina po frymon më lehtë e më mirë”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika