Nisin punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, Durmishi: Kursim i buxhetit plot 150 milionë euro

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për projektin e rrugës Kijevë-Zahaq, ka theksuar se ka sjellë një kursim prej 150 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Foto nga zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, 19 prill 2024.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë – Zahaq”.

Durmishi ka bërë të ditur se kjo rrugë po zhvillohet me një planifikim dhe përgatitje gjithëpërfshirëse, duke theksuar kursim të buxhetit për 150 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

“Rruga Kijevë – Zahaq, po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime, planifikim e përgatitje gjithëpërfshirëse, e me kursim të buxhetit nga 240 milionë euro sa ishte planfikuar në të kaluarën, sot do të kushtojë më pak se 90 milionë euro, pra po i kursejmë plot 150 milionë euro buxhetit të Kosovës”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka thënë se shpronësimet për segmentin e parë kanë përfunduar deri në Dollc, ndërsa në Qeverinë e Kosovës është miratuar shpronësimi i segmentit tjetër nga Dollci deri në Zahaq.

Durmishi gjithashtu ka theksuar përparimin e shpejtë të punimeve në rrugën për në Pejë, duke shtuar se janë në fazën e fundit të hartimit të projektit për zgjerimin e rrugës nga Istogu në Prizren, duke kaluar përmes Pejës, Deçanit dhe Gjakovës.

Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në fillimin e punimeve të projektit, ku ka thënë se ky zgjerim i rrugës do të bëhet në tri llote me gjithsej 10.9 kilometra gjatësi.

Ai ka njoftuar se ky projekt do të kushtojë rreth 21 milionë euro.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika