Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bëri të ditur se kanë nisur punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Çeku në Facebook.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është i vetmi stadium në Kosovë që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.