Nisin punimet për sheshin “Xhorxh Bush”, mbi 18 milionë euro do t’i kushtoj Komunës së Prishtinës

Mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, punimet të cilat nisën të hënën.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se ky projekt është ndër më të mëdha në Prishtinë.

“Sot po e fillojmë ndër projektet më të mëdha në kryeqytet, transformimi i sheshit ‘Xhorxh Bush’ dhe pjesa te Biblioteka Kombëtare. Punimet do të bëhen në tri faza për arsye që mos t’i bllokojmë zonat dhe njerëzit për të punuar. Numri i ditëve të punës parashihet të jetë 240 ditë pune, projekti është 18 milionë euro”, u shpreh Rama.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro./EO

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika