NISMA i bën thirrje opozitës: Bëhuni bashkë e shkarkone qeverinë

"I ftoj deputetët, mos merrni përgjegjësi që nuk ju takon, bashkohuni të gjithë dhe shkarkone këtë qeveri", ka deklaruar kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në lidhje me mundësinë për zgjedhje të reja, ka ftuar opozitën të bëhen së bashku e ta shkarkojnë qeverinë.

“Rruga logjike është kjo, kur ka dështime në planin social, ekonomi, diplomaci në të gjithë sektorët, sot jetojmë shumë më keq se para katër vjetësh.. me këtë rast duhet të mblidhen deputetët dhe të shkarkojnë atë që ka sjellë vendin në këtë gjendje, e mbështesim ofertën që e ka bërë aleanca, shpërbërja e parlamentit mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, tendenca për të mos e bërë përgjegjës askënd për këtë situatë, është skandaloze.

“I ftoj deputetët, mos merrni përgjegjësi që nuk ju takon, bashkohuni të gjithë dhe shkarkone këtë qeveri. Si deputet do të isha ndier i fyer që dikush të marrë vendim për mua, bashkohuni dhe shërbeni vendit”, ka vijuar Limaj.

Ai e ka quajtur trishtuese qasjen e qeverisë në këtë kohë, duke thënë se shpesh janë quajtur “gënjeshtarë e mashtrues” nga faktorët ndërkombëtarë.

“Është e trishtueshme, është trishtim, besoj për gjithë ata që kanë përcjellë këto zhvillime dhe njohin teknikën e negociatave, të gjithë ata që kanë pasë përvoja me pa se në cfarë gjendje ka ra niveli i seriozitetit, jotransparencës, pa dijes, popularizmit dhe vulgarizmit, nuk po e njoh atë Kosovën që dikur është nderuar dhe respektuar, ka qenë e kujdesshme dhe e pjekur, ka ditë t’i ndërtojë interesat e veta, kjo është e trishtueshme, me sa papërgjegjshmëri sillen ata që flasin në emër tonë, me pa diplomatët ndërkombëtarë ata që ne na prezantojnë neve si negociatorë na quajnë gënjeshtarë e mashtrues”, ka theksuar Limaj.

Limaj prezanton aderimin më të ri në parti

Limaj ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli.

Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj tha se Zekolli është një personalitet me bagazh kombëtar e intelektual që i bashkohet subjektit të tij politik.

“Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme. Sot para jush paraqesim Murtez Zekollin, është një personalitet me bagazh kombëtar e intelektual që i bashkohet subjektit tonë politik ”, tha Limaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika