Viktima është gjetur nga familjarët rreth orës 14:00.
Lajmin për PortaliD e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima fëmijë, i moshës 12-vjeçare”, tha Zahiti.
Ai shtoi se njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.