Një 18-vjeçare humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një vajzë 18-vjeçare ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike

Pamje nga vendi i ngjarjes, foto "Kallxo.com"

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Prishtinës, ku një vajzë 18-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë banimi.

Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Sali Nivica”.

Pas raportimit të ngjarjes, Policia ka reaguar menjëherë dhe kanë ftuar mjekët emergjent në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Njësitet kompetente të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika