Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Dukagjinin se rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.
“Sipas hetimeve fillestare, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka humbur jetën viktima, një mashkull kosovar rreth 19 vjeç”, ka deklaruar Zahiti.
Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
Mediat lokale kanë publikuar edhe video nga vendi i nagjarjes, ku shihet që ngjarja tragjike ka ndodhur përball një kafeneje.
