Një 20-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor për lëndime të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes”, ka thënë Elezaj.
Ai ka shtuar se menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka shkaktuar aksidentalisht shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij në fshatin Dobrigje, Gjakovë.
Policia ka iniciuar hetimet për rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm,” ndërsa për këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit.