Një 34-vjeçar tenton ta vrasë ish-bashkëshorten e tij, policia parandalon vrasjen

Në qytetin e Sarandës, të dielën e dhjetë korrikut, Polica e Shqipërisë e ka parandaluar një tentim vrasje më pistoletë. Një 34-vjeçar ka tentuar ta privojë nga jeta ish-gruan e tij

Policia shqiptare

Në qytetin bregdetar të Shqipërisë në Sarandë, Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar, i cili ishte nisur që ta privonte nga jeta ish-bashkëshorten e tij.

Shtetasi shqiptar me inicialet, K.H, kishte në posedim një pistoletë pa leje, ndërsa sipas Policisë së shtetit, kjo nuk është vepra e parë penale e tij, pasi ai ka edhe vepra të mëparshme ku kishte shkelur ligjin.

Ndërsa, K.H kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij, F.Ç, e moshës 31 vjeçare dhe bashkëjetuesin e saj, I. J.

ilustrimi

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen numër katër të qytetit të Sarandës.

Dyshohet se K.H, kishte udhëtuar enkas nga Tepelena në Sarandë për të vrarë ish-bashkëshorten, F.Ç., me të cilën ka dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13-vjeç, (noa.al/M.D).

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika