Një 60 vjeçar nga Novi Pazari vdes në një hotel në Prizren, dyshohet për sulm në zemër

Gjatë ditës së sortme, një 60 vjeçar nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur në një hotel në Prizren, ku qëndronte bashkë me gruan e tij. I njëjti dyshohet se ka pasur sulm në zemër

Policia e Kosovës

Një 60 vjeçar nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po qëndronte në një hotel në Prizren bashkë me gruan e tij.

Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes, ai dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së të shtunës.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren,  konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren. Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. i lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia Boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë”, ka thënë Bytyqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika