Një person i moshës 68 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Prizren, në rrugën “Ismet Jashari Komunova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini se informacioni është marrë nga një qytetar, ku edhe menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes së bashku me urgjencën.
“Sot me datën 29.03.2024 rreth orës 15:30 në rr.Ismet Jashari Kumanova në Prizren është vërejtur një trup i shtrirë në rrugë. Informata është marr nga një qytetar. Ekipi mjekësor i Urgjencës si dhe patrulla policore kanë shkuar në vendngjarje, nga ekipi mjekësor raportohet – konstatohet se viktima është pa shenja jete.” – ka njoftuar Bytyqi.
Ai tutje ka njoftuar se viktima është I.D., viti i lindjes 1956.
“Viktima është I.D.1956. Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me këtë. hapet rasti “Hetim i vdekjes”.” – ka njoftuar Bytyqi.