Një 74-vjeçar mbytet në portin e Vlorës

Një person nështë gjetur i vdekur në zonën e portit të Vlorës, ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti

Porti i Vlores

Trupi i 74- vjeçarit është gjetur mes dy kalatave gjatë ditës së enjte të 9 qershorit, grupi hetimor pritet që të bëjë ekspertizën, kanë raportuar mediat lokale në Shqipëri.

Policia ka dhënë informacione rreth kësaj ngjarjeje tragjike, burimet zyrtare kanë bërë me dije se viktima është me inicialet M.M 74 vjeç, banor i lagjes “29 Nëntori”.

Dyshohet se ai është mbytur në det, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Viktima, që i përket gjinisë mashkullore është evidentuar në det nga trageti e më pas policia kufitare ka njoftuar kapitenerinë e portit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika