Këtë javë, një aeroplan i forcave ajrore të Britanisë së Madhe “A400M Atlas” ka ateruar nga RAF Brize Norton në Aeroportin e Prishtinës.
Ai është dërguar për të kryer një operacion ndihmues për forcat tokësore ushtarake të Britanisë së Madhe që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra.
Ky model “A400M” operohet gjithashtu nga forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë duke formuar shtyllën kurrizore të transportit ajror të NATO-s, thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.