Një aeroplan me 62 pasagjerë rrëzohet në Brazil

Një aeroplan pasagjerësh me 62 persona në bord është rrëzuar në periferi të Sao Paulo, Brazil

Në Sao Paulo në Brazil, një aeroplan pasagjerësh me 62 persona në bord është rrëzuar, duke goditur disa shtëpi.

Sipas Mbrojtjes Civile të Brazilit, të gjithë pasagjerët dyshohet se kanë humbur jetën në aksident.

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, ka shprehur tronditjen e tij për ngjarjen, duke theksuar se ekziston mundësia që të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të kenë humbur jetën.

“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje, sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, ka thënë ai në një video të shpërndarë në rrjetin social X, shkruan CNN.

pic.twitter.com/aSFG8d40yx

— Mossad Commentary (@MOSSADil) August 9, 2024

Sipas të dhënave të Flightradar24, aeroplani, që i përkiste linjës ajrore Voepass, ishte nisur nga Cascavel dhe po fluturonte drejt Sao Paulos kur humbi sinjalin pak para orës 13:30 me orën lokale (12:30 pasdite ET). Ndërkohë, linja ajrore Voepass ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se ende nuk ka një konfirmim për shkakun e aksidentit apo për gjendjen aktuale të personave në bord.

Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje duke kërkuar për të mbijetuar, megjithëse shpresat janë të zbehta.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika