Një anije spiune kineze është parë në brigjet perëndimore të Australisë

Ministri i Mbrojtjes së Australisë, Petter Dutton e konsideron praninë e kësaj anijeje të inteligjencës si një “akt agresioni"

Të premten e 13 majit, Ministria e Mbrojtjes së Australisë ka zbuluar praninë e anijes së inteligjences detare kineze në brigjet veriperëndimore të vendit.

Anija e cila quhet Haiwangxing ka udhëtuar në bregun perendimor të Australisë në afërsi të Exmouth, para se të ndryshonte drejtimin për të ndjekur lindjen përgjatë bregut veriperëndimor, këtë e ka bërë të ditur ministria në një deklaratë, raporton DW, përcjell Portali D.

Petter Dutton, Ministri australian ka bërë të ditur për gazetarët se ai këtë akt e konsideron si një akt agresioni sepse ajo anije ka ardhur aq larg në jug.

Anija spiune kineze në brigjet perëndimore të Australisë

“Anija ishte në afërsi me instalimet ushtarake dhe të inteligjencës në bregun perëndimor të Australisë” ka thënë Dutton.

Sipas Ministrit kjo është mbledhje e inteligjencës përgjatë vijës bregdetare pra kjo është synim ndaj ana e kinezëve.

Ai shtoi se ata e zbuluan anijen diku javën e fundit kur ajo lundroi pranë stacionit të komunikimit detar Harold E Holt në Exmouth, i cili përdoret nga Australia, SHBA dhe nëndetëset aleate.

Por nga Kina nuk ka pasur ende asnjë reagim për këtë incident, por është bërë e ditur se tensionet mes dy vendeve janë rritur gjatë kohëve të fundit pasi Ishujt Solomon kanë nënshkruar një pakt sigurie me Kinën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika