Një burrë dërgohet pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Shtime, policia nis hetimet

Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se një burrë është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Shtime, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa policia ka nisur hetimet

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Shtime.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit në Shtime, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika