Një burrë gjendet i vdekur në rrugë afër shtëpisë së tij në Obiliq

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq është raportuar për vdekjen e një burri.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ishte gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij në Lajthishtë të Obiliqit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ceremoninë e varrimit.

“Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika