Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë së tij në Mramor, ka vërejtur një predhë kishte goditur një karrige.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar predhën.
Sipas raportit ditor të PK-së rasti po hetohet.
“Mramor, Prishtinë 10.08.2024, 19:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në ballkonin e shtëpisë së tij kishte dëgjuar disa krisma dhe kishte vërejtur se një predhë kishte goditur një karrige. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar predha, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin”, ka njoftuar policia.