Një burrë raporton se nën kërcënimin e armës “hajnat” i kërkuan të e mbyll lokalin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se gjersa ishte duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar nën kërcënim të armës e kanë futur në veturën e tij dhe ia kanë marrë paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga ai që ta mbyllë biznesin

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se gjersa ishte duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar nën kërcënim të armës e kanë futur në veturën e tij dhe ia kanë marrë paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga ai që ta mbyllë biznesin.

Policia e Kosovës tregoi se viktima pretendon se rasti ka ndodhur në orët e vonshme të 1 gushtit.

Policia po e heton rastin.

“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika