Një burrë sulmon fizikisht një grua pas mosmarrëveshjes në trafik

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës raportohet se një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në trafik ka sulmuar fizikisht një grua

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion ka sulmuar fizikisht një grua.

Pas këtij rasti, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Prishtinë  02.01.2023 – 04:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika