Një depo përfshihet nga zjarri në Miradi të Fushë-Kosovës

Një objekt në fshatin Miradi të Fushë -Kosovës është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00, duke shkaktuar vetëm dëme materiale

Fushë Kosovë - Pamje nga depoja e cila përfshi nga zjarri të dielën, 28 korrik 2024.

Këtë të diel rreth orës 12:00, një objekt në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës është përfshirë nga zjarri.

Sipas informatave të konfirmuara për Dukagjinin, nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.

Sipas saj, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (një punëtori ) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ajo.

Siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, kjo depo është private dhe ka pasur material shkollor.

Ndërsa, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika