Një deputet i Kosovës kanoset me sëpatë në bjeshkët e Bukoshit

Një deputet i Kosovës dhe një roje nga Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, janë kërcënuar me sëpatë nga disa persona në bjeshkët e fshatit Bukosh

Bjeshkët e Bukoshit, foto ilustrim

Një deputet i Kuvendit të Kosovës është kërcënuar me sëpatë nga disa persona në bjeshkët e fshatit Bukosh.

Ngjarja ka ndodhur më 12 mars rreth orës 15:00, ndërsa rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ndërkaq, përveç deputetit, është kërcënuar edhe roja e Parkut Nacional, “Bjeshkët e Nemuna”.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke njoftuar se të dyshuarit për kanosje kanë qenë duke bartur dru në mënyrë të paligjshme.

Dhe kur janë atakuar me deputetin dhe rojën e Parkut Nacional, nuk kanë pranuar të legjitimohen, kështu njëri nga të dyshuarit ka kanosur viktimat me sëpatë, por që pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Tashmë, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë të dyshuarin në fjalë.

“Nga policia në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit. Sot me datë 14.03.2021, është identifikuar i  dyshuari  (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës), për të cilin, ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari është deklaruar për incidentin, ku në deklarimin e tij, ai ka pohuar të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon që ka përdorur fjalë kanosëse.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari është ndaluar në polici për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika