“Një dëshmitar tentoi të negociojë përfitime në këmbim të dëshmisë”, Emmerson i drejtohet trupit gjykues në Speciale

Ben Emmerson është avokati i Kadri Veselit dhe ka ngritur një dilemë gjatë seancës gjyqësore të së hënës lidhur me një dëshmitar që pritet të dëshmojë në Dhomat e Specializuar të Kosovës (DhSK) gjatë ditëve të ardhshme. Ai ka pretenduar se ky dëshmitar ka tentuar të negociojë me një prokuror të Prokurorisë Speciale në këmbim të dëshmisë

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veseli, gjatë seancës të së hënës ka ngritur një dilemë në lidhje më një dëshmitar që pritet të dëshmojë në Dhomat e Specializuar të Kosovës (DhSK) gjatë ditëve në vijim.

Emmerson i është drejtuar trupit gjykues me pretendimin se ky dëshmitar ka tentuar të negociojë me një prokuror të Prokurorisë Speciale.

“S’ka lidhje me këtë dëshmitar (me ish gazetarin e mediumit serb Tanjug, Nebojsha Radoxheviq, i cili ishte duke dëshmuar), por ka lidhje me dëshmitarin që do të dëshmojë nesër. Ose në të ardhmen. Nuk e di nëse ka pasur mundësi ta shihni shënim përgatitor të këtij dëshmitari, por ju lutem të shihni shënim përgatitor numër 2. Në këtë shënim është një përmbajte, apo më saktë një përshkrim i një… është bërë një përpjekje e dëshmitari të negociojë diçka më Prokurorinë para se të japë dëshminë është paragrafi 1 dhe 12. Ku thuhet diçka lidhur me atë që i është premtuar në të shkruan dhe me atë se çka nuk i është premtuar dhe ka një kontradiktë të qartë në mes të asaj premtuar. Pra, ka një kontradiktë në mes të asaj që ai pretendon se është pretenduar dhe çfarë është pretenduar në të vërtetë sipas zotit Thaçi”, ka thënë Emmerson.

Avokati i Veselit ka kërkuar trupit gjykues që të shqyrtojë shënim përgatitor të këtij dëshmitari, pasi i njëjti ka tentuar të përfitojë një pako përfitimesh në këmbim të dëshmisë.

“Në thelb nuk është pretenduar asgjë sipas këtij paragrafi, ama kemi një sitat këtu. Dëshmitari ka shprehur dëshirën të negociojë një përfitim për një paketë të caktuar dhe nuk e di në qoftë se jeni të njohur me juridiksionin e Shteteve të bashkuara dhe të MB, por këtu ngihet pikëpyetje sa i përket sjelljes se përfaqësuesit të Prokurorisë, i cili në njëfarë mënyrë i bën sugjestione, ose i sugjeron dëshmitarit diçka në këmbim të të qenit dëshmitar i mundshëm dhe në Mbretërinë e Madhe apo SHBA, pasi pamë procedurën ishte krejt e papranueshme, ku i bën një premtim dëshmitarit dhe dëshmitari i thotë se më ka premtuar diçka dhe përfaqësuesi i prokurorisë i thotë se të kam premtuar diçka tjetër. Këtë po e them për proces verbal, ju lutem të nderuar ju gjykatës të shihni 17 paragrafët për shënim përgatitor të shqyrtoni se çfarë është ky premtim dhe çfarë pasojash ka, sepse kjo do të jetë pjesët kryesore të kundër pyetjeve për këtë dëshmitar”, ka thënë më tej Emmerson.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika