Një ditë para takimit në Bruksel, Hyseni: Cila është alternativa në rast se Kurti refuzon propozimin evropian?

Skender Hysnei ka thënë se “një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, është dita kur ka shumë shqetësime e paqartësi dhe kur ngriten shumë pyetje”

Skender Hyseni, Ish-Ministër i Punëve të Jashtme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, një ditë para takimit në Bruksel ka thënë se para se të flitet për cilësinë e propozimit evropian, “kujtoj se diskursin politik sot duhet ta mbizotërojë pyetja: Cila është alternativa në rast se Kurti refuzon këtë propozim?”

Të hënën e 27 shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të kenë një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

“Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, është dita kur ka shumë shqetësime e paqartësi dhe kur ngriten shumë pyetje. Para se të flitet për cilësinë e propozimit evropian, kujtoj se diskursin politik sot duhet ta mbizotërojë pyetja: Cila është alternativa në rast se Kurti refuzon këtë propozim? Pastaj, pse dhe cka e solli situatën kur Kosova detyrohet që në vend që të fliste për njohje të ndërsjellë, de jure, e ka katandisjes së mëtejmë”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Sipas Hysenit, Kurti dhe Osmani “me qasjen e tyre egocentrike e aventureske në dialog me Serbinë e ka dëmtuar dhe minuar keq pozicionin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me administratën amerikane, ndërsa ka forcuar pozicionin e Serbisë, duke e forcuar atë në relacionet ndërkombëtare si kurrë më parë”.

Hyseni tha se leximi dhe interpretimi thellësisht i gabuar nga ana e Kurtit dhe Osmanit e ka kthyer Kosovën në pikën zero.

“Leximi dhe intepretimi thellësisht i gabuar, nga ana e Kurtit dhe Osmanit, i zhvillimeve dhe kontekstit ndërkombëtar të krijuar me agresionin rus në Ukrainë dhe i zvillimeve tjera gjeostrategjike në botë, e shto këtu edhe politikat kryeneqe në veri të vendit tonë, Kosovën e ka kthye pothuaj në pikën zero. Pra, le të kuptohet, që si pasojë e politikave katastrofale të binomit Kurti-Osamni, sot, gjegjësisht nesër në Bruksel, Kosova është para dilemës së madhe, të pranojë planin evropian dhe gjithë pakon që shkon me te, dhe kështu ta ndërpres katandisjen e vendit edhe më keq, apo ta refuzojë atë plan dhe ta rrezikojë vet qenien e vendit! Në politikë nuk ka riprovime. Kosova me këtë udhëheqje, ka humbur rastin ideal që të forcojë pozicionin e saj negociues dhe partenteritenin me SHBA-të dhe BE-në. Kosova po e paguan koston e revolucionarëve Kurti e Osmani”, ka shtuar Hyseni.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika