Një ditë para takimit në Bruksel, Kurti e Vuçiq takohen me Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën në Bruksel do të zhvillojë takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg, të mërkurën e 17 gushtit në Bruksel, do të zhvillojë takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të NATO-s, ku thuhet se Stoltenberg takimin e tij me Vuçiqin do ta nisë nga ora 15:30 kurse me Kurtin nga ora 17:00.

Pas secilit takim është paralajmëruar se do të mbahet konferencë për media.

“Sekretari i përgjithshëm dhe Kurti do të mbajnë konferencë të përbashkët në selinë e NATO-s pas takimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Njoftimi nga faqja zyrtare e NATO-s

Takimi me Stoltenbergun vjen një ditë para se Kurti e Vuçiq të ulen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Të dy krerët e dy shteteve fqinje do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të nisë të enjten nga ora 10:30.

“Do t’i adresohet çështjeve aktuale dhe ka synim të zbusë tensionet aktuale në terren. Përfaqësuesi i Lartë do të mbajë edhe takime të ndara me secilin lider”, thuhet nga BE-ja.

Sipas njoftimit, ky takim gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren.

“Përfaqësuesi i Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë”, thuhet më tutje.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dy ditë para takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka realizuar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, për rëndësinë e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke në qendër.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërsa, Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, të cilat janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se vendimi për targa dhe dokumenti për hyrje-dalje janë në përputhje me ligjin e  Kosovës, për të cilat vetë Serbia është dakorduar në të kaluarën.

Ndryshe, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë.

Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika