Një ditë para takimit në Bruksel, situatë e qetë në Mitrovicë

Kryministri I Kosovës, Albin Kurti e Presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen neser në Bruksel. Temë e diskutimit do të jenë target. Vetëm një ditë para takimit e para hyrjesë në fuqi të vëndimit për gjobat, situate duket të jetë e qetë në Mitrovicën Veriore. Skeptik që gjërat do të zgjidhen në takim e nesërm po shprehën politologët

Foto ilustrim

Gjendja duket e qetë. Të pakta janë lëvizjet në Mitrovicën Veriore dy ditë para se të hyjë në fuqi vëndimi i gjobave për automjetët që nuk i kanë targat RKS.

Ndonëse rrjedha e takimit nuk dihet, me skepticizëm takimin e nesërm në Bruksel, po e shohin qytetarët e  kësaj pjese.

“Nuk zgjidhet cështja e pjesës verior vetëm më target. Jo nuk presim diqka konkrete nga takimi. Çështja do të zgjidhet kur FSK-ja të kaloj këndej”, ka theksuar Ibrahimi.

Se nuk dihet nëse të hënën e 21 nëntorit, do t’i ipet një epilog çështjes së targave, e thotë edhe politologu Nexhmedin Spahiu.

“Çfarë do  të dal prej takimi është vështirë të paragjykohet,  por nëse nuk do të ketë një marrëveshje sigurisht që situata do të shkojë drejtë eskalimit”, ka theksuar Spahiu.

Vendimi për gjobat do të hyjë në fuqi më 22 nëntor deri me datë 21 Janar të vitit 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika