Policia e Kosovës tashmë ka nxënë pozicionet e tyre.
Këtu po monitorohet çdo lëvizje.
Një gjë e tillë po ndodhë këtu, në afërsi të komunës së Leposaviqit, ku edhe pse e shtunë doli në punë kryetari i ri, Lulzim Hetemi.
E te Hetemi erdhi për vizitë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.
Ai u shpreh i bindur që vështirësitë e krijuara do të tejkalohen.
“Erdha e vizitova kryetarin e Komunës, i dëshirova punë të mbarë. Shpreha mbështetjen tonë e u pajtuam që ka nevojë të gjitha institucionet, qoftë vendore qoftë qendrore, të punojnë për të mirën e qytetarëve me iu shërby qytetarëve. Përkundër vështirësive ne jemi të bindur që të gjithë këto vështirësi do ti tejkalojmë. Policia e Kosovës është Kosovës dhe këtu është Republikë e Kosovës”, ka thënë Sveçla.
E pasi që Svecla e Hetemi u larguan nga komuna, policia e Kosovës pati akoma punë.
Ata u siguruan që të mos i ik asgjë nga ajo hapsirë duke vendosur kamera të sigurisë.
Por, qytetarët e komunitetit serb ani pse jo të mbledhur për kundërshtim, duken të revoltuar si të premtën.
“Kjo cfarë kanë bërë nuk është demokraci për serbët. Nuk do të ketë demokraci këtu perderisa neve na kanë terrorizu dje. Kurre nuk do të jetë Kosova Republikë ketu”, ka thënë një qytetar serb.
“Këtu nuk ka Republikë të Kosovës, këtu është Serbia dhe ajo cfarë po bëhet këtu nuk është aspak demokratike”, ka thënë një tjetër qytetar serb.
Ndëkrohë, Njesitët speciale të Policisë së Kosovës, flamurin shtetëror të vendosur në objekin e komunësm, po e mbrojnë edhe në Zubin Potok.
Ani pse situatë mjaftë e qetë, zyrtarët e policisë bashkë me KFOR-in po vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Në zyret e Komunës së Zubin Potokut nuk doli në punë sot kryetari I komunës, Izmir Zeqri nën arsyetimin që është ditë e shtunë dhe është pushim
Situatë e qetë ishte edhe në Zveçan.
Edhe aty Njesitet speciale të Policisë së Kosovës po vëzhgonin cdo lëvizje.
Në sy ju ra edhe ky kamion, i cili ishte i pozicionuar në një vend ku ka mundësi të përdoret për bllokadë rruge.
Kjo është edhe arsyeja që efektivët e Njësisë Speciale e detyruan pronarin ta largoj këtë mjet të rënd nga ky vend.
E ani pse Kryetari i kësaj komune, Ilir Peci nuk doli në punë, aty flamuri i Serbisë u zëvëndësua me atë të Kosovës.
Në këtë zonë gjatë ditës së shtunë janë parë edhe forca të shtuara të KFOR-it.