Një e mitur dyshohet se u dhunua sistematikisht për një vit në Prishtinë

Ilustrim

Një e mitur dyshohet se është dhunuar sistematikisht për rreth një vit nga i dyshuari me inicialet J.G., në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë për Portalin Dukagjini se hetimet kanë nisur nga prokuroria për dyshimin se është abuzuar seksualisht disa herë me viktimën. 

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori kujdestar,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 par.8 lidhur me par.7., lidhur , me par.4., nënpar.4.7., lidhur me par.1., lidhur me nenin 77 par.1 nënpar.1.1., 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”, ka thënë Shala.

Ajo tutje ka thënë se prokurori i çështjes kundër të pandehurit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërkaq e mitura është dërguar për ekzaminim gjinekologjik. 

Policia ka njoftuar se më 5 prill është arrestuar i dyshuari për dhunim. 

“Dhunim. Prishtinë 05.04.2025-12:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar të hënën.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika