Një e mitur ka raportuar në Policinë e Drenasit se është abuzuar seksualisht pasi i dyshuari fillimisht i kishte dhënë substancë narkotike të llojit kokainë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 nëntor.
I dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, rasti sipas Policisë, është iniciuar si “Intoksinimi i personit tjetër me narkotik ose substanca psikotrope”.