Një e vdekur dhe 6 të lënduar nga një aksident trafiku në Podujevë

Si pasojë e një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në komunën e Podujevës, një grua ka vdekur dhe 6 persona të tjerë janë lënduar. Shkaktar i aksidentit ishte pakujdesia e drejtuesit të automjetit që goditi një makinë tjetër

Aksident trafiku, foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Gërdovc të Podujevës, me ç’rast ka mbetur e vdekur një grua.

Sipas raportit të policisë, shkaktar i aksidentit ka qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit, duke e goditur kështu një veturë tjetër.

Si pasojë 7 persona janë dërguar në QKUK, ku pastaj edhe një nga viktimat nuk ka mundur t’i përballojë plagët.

“Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku, në të cilin, ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë, të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023, viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika