Sipas mediave greke, një fëmijë i cili ndodhej me babain e tij në pishinën e shtëpisë është mbytur.
Fëmija thuhet të jetë me origjinë shqiptare, raporton athensvoice.gr.
I ati nuk e ka pasur vëmendjen për momentin tek i biri i tij, ai ka rënë në pishinë dhe është nxjerrë pa ndjenja pak çaste më pas.
Ambulanca e EKAB-it kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, ku tre-vjeçari ishte në gjendje kome, ekipet e shpëtimit kanë bërë përpjekje që ta shpetojnë të voglin por në spitalin e Chanias, ai ndërroi jetë.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga departamenti i policisë së Soudës.