Një grua në Prishtinë është ankuar në Policinë e Kosovës se herë pas herë ofendohet dhe sulmohet fizikisht nga vajza e saj e mitur.
Policia ka njoftuar të dielën se të dyja palët janë intervistuar lidhur me rastin.
“Ankuesja femër shtetase e Malit të Zi, ka njoftuar se vajza e saj e moshës se mitur, e ka ofenduar dhe herë pas here e sulmon edhe fizikisht. Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.