Një grua dhunohet në Mitrovicë, një tjetër sulmohet seksualisht nga një i mitur në Gjakovë

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se ishte dhunuar nga një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu, sipas raportit të Policisë, një i mitur është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht një vajzë

Emblema e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Komunën e Mitrovicës dhe një rast të sulmit seksual që ka ndodhur në Komunën e Gjakovës.

Siç bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë, një grua në Mitrovicë ka raportuar se ishte dhunuar nga një person, të hënën e 30 janarit.

“Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023, viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Gjakovë është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë.

“Gjakovë 31.01.2023-20:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet tutje.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari po mbahet në ndalim policor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika