Një grua kosovare dënohet me 14 vjet burg nga Gjykata Zvicrane

Foto: 20min/Taddeo Cerletti

Gjykata e Lartë e Cyrihut, ka dënuar të martën me katërmbëdhjetë vjet burgim, një grua të moshës 55 vjeçare me prejardhje nga Kosova, nën akuzat për tentim vrasje të bashkëshortit të saj, ka raportuar “20 minuten”.

Përveç kësaj, në vendimin e gjykatës thuhet se, kosovarja duhet të largohet nga shteti i Zvicrës për dymbëdhjetë vjet.

Sipas gjykatës, deklaratat e bëra nga gruaja, nuk ishin të besueshme. “Motivi ishte xhelozia dhe thyerja e krenarisë”, kishte thënë gjykatësi në aktgjykim.

“Burri ishte shumë afër vdekjes”, ka thënë gjykatësi.

Gruaja akuzohet se në prill të vitit 2018 kishte tentuar që përmes një pije helmuese që e kishte përgatitur vetë,  ta vriste bashkëshortin e saj, që ishte pesë vjet më i ri.

Foto: 20min

Për shkak të helmimit, bashkëshorti i saj kishte rënë në gjumë të thellë. Në mëngjes gruaja kishte tentuar ta mbyste me kabllo, por, vrasjen nuk kishte arritur ta realizonte sepse e kishin penguar dy fëmijët e tyre.

Avokati i gruas kishte kërkuar të reduktohet dënimi në katër vjet burg, duke arsyetuar se veprimet i ka kryer e ndikuar nga xhelozia dhe ndjenja për hakmarrje.

“Ajo i ka dhënë atij hapa të gjumit për ta larguar atë nga vetja. Nuk kishte dashur ta vrasë atë.”, ka thënë ai.

Po ashtu, dënim ka marrë edhe burri i saj. Ai u shpall fajtor për mashtrim dhe u dënua me pesë muaj burg.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika