Një 22 vjeçare shtatëzane gjatë së dielës, është paraqitur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Ajo ka lindur fëmijën e saj, parakohe derisa dyshimet e para kanë quar se kjo ka ndodhur si pasojë e dhunës që e njëjta kishte përjetuar nga bashkëshorti i saj, ditë më herët.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj përmes telefonit ka thënë se e njëjta nuk ka pasur shenja të dhunës, por dyshimet që kanë pasur i kanë paraqitur tek organet e drejtësisë.
“Të dielën ka kërkuar është ankuar se ka pasur dhunë, ne shenja të dhunës nuk kemi parë, por e kemi thirr policinë, si cdo herë ne i kemi procedurat e tona, vjen policia i merr deklaratat… Tash tutje merret policia me atë, tash ne e kemi për detyre që kur vje një rast të e thirrim.”
“Ajo ka lind tash sot ose neser ne ja kemi kompeltuar disa analiza, pasi që është ankuar për dhimbje koke, ne i kemi bërë një CD të kokës, ia kemi thirr edhe nerurologun, por jo për fat të mirë është mirë, edhe gjendja e grus është stabile edhe e fëmijës.”
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes një përgjigjeje me shkrim kanë treguar se bashkëshorti i saj, është arrestuar dhe se për të njëjtin kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimet për veprën penle “dhunë në familje”.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pranë gjykatës kompetente. Ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore.”
Ndërkohë nga Policia e Kosovës, kanë thënë se duhet të i referohemi raportit 24 orwsh, ku është thënë se viktima ka raportuar se ka pasur sulm fizik më 25 nëntor, ndërkohë që rastin e ka paraqitur të dielën.