Policia e Kosovës ka njoftuar se u raportua se një grua me aftësi të kufizuara në Skenderaj është dhunuar para rreth katër muajsh.
Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se viktima është shtatzëne.
Personi i dyshuar për këtë rast ende nuk është identifikuar, ndërkohë që rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
“Skenderaj / NN. Polica është njoftuar se viktima f/k që është me aftësi të kufizuara para rreth 4 muajsh është dhunuar. Pas ekzaminimeve mjeku ka konstatuar se viktima është shtatzëne. I dyshuari nuk dihet. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.