Një grua në Gjakovë bie pre e mashtrimit, i merren të holla nga një i panjohur

Një shtetase e huaj në Gjakovë dyshohet se është mashtruar nga një person i panjohur përmes rrjeteve sociale, i cili është prezantuar si shitës i komplekseve banesore, duke i marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash

Gjakova

Në Gjakovë një grua, shtetase e huaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se është mashtruar nga një person përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka raportuar se i dyshuari i është prezantuar si shitës i komplekseve banesore, duke i marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “mashtrim”, ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet hetimore.

“Gjakovë 18.02.2023- 03:51. Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore  duke i marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika